E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM,TË MARRËVESHJES TEKNIKE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MBROJTJES, DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS, NË EVROPË, (SHAPE), PËRFAQËSUAR NGA KOMANDA E KOMPONENTIT AJROR TË IZM

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM,TË MARRËVESHJES TEKNIKE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MBROJTJES, DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS, NË EVROPË, (SHAPE), PËRFAQËSUAR NGA KOMANDA E KOMPONENTIT AJROR TË IZMIRIT (CC-AIR IZMIR), PËR PËRCAKTIMIN E  PROCEDURAVE TË BASHKËRENDIMIT NË SHËRBIMET E TRAFIKUT AJROR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes teknike, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës, në Evropë, (SHAPE), përfaqësuar nga Komanda e Komponentit Ajror të Izmirit (CC-Air Izmir), për përcaktimin e  procedurave të bashkërendimit në shërbimet e trafikut ajror, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 


18/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›