V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 854, DATË 5. 8. 2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE DHE NË ATË TË MJEKËSISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS”
V E N D I M
PëR
DISA SHTESA Në VENDIMIN NR. 854, DATë 5. 8. 2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE DHE Në ATë Të MJEKëSISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 4, të vendimit nr.854, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 4/1 e 4/2, me këto përmbajtje:
“4/1. Për kandidatët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, përcaktohen 10 (dhjetë) kuota në programet e studimeve të doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe 40 (dyzet) kuota në programet e studimeve të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë. Këto kuota administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në përputhje me kërkesat e institucioneve përkatëse zyrtare të vendeve nga vijnë kandidatët.
4/2. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009