E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M Për HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT “MASTER I NIVELIT TË PAR˔ (MNP), DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMEVE DHE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR KËTË PROGRAM STUDIMI, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

V E N D I M 

Për 

HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMIT “MASTER I NIVELIT Të PARë” (MNP), DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMEVE DHE Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT PëR KëTë PROGRAM STUDIMI, Në UNIVERSITETIN E TIRANëS
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.0.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1. Hapjen në Fakultetin e Infermierisë, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimit “Master i nivelit të parë” (MNP), në “Fizioterapi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP) në Fizioterapi”.
 
2. Programi i studimit “Master i nivelit të parë” (MNP) realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është një vit akademik.
 
3. Ky program studimi ta fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
 
4.     Kuota e pranimeve në këtë program, për vitin akademik 2009-2010, të jetë 30.
 
5. Tarifa vjetore e shkollimit, për studentët, që do të regjistrohen në këtë program studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jetë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.
 
6. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
 
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Universitetin e Tiranës.
 
8. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
      
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›