E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË JAPONISË, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT PËR PËRMIRËSIMIN E PAJISJEVE MJEKËSORE TË QENDRAVE RAJONALE TË

V E N D I M 

PëR 

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, ME SHKëMBIM NOTASH, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së JAPONISë, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT PëR PëRMIRëSIMIN E PAJISJEVE MJEKëSORE Të QENDRAVE RAJONALE Të EMERGJENCëS
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  5 e 7, të ligjit  nr.8371, datë  9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë,  Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I 
 
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë, për financimin e projektit për përmirësimin e pajisjeve mjekësore të qendrave rajonale të emergjencës, sipas tekstit, që i  bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
  SALI   BERISHA25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›