V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË KIMI DHE KIMI INDUSTRIALE E MJEDISORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË KIMI DHE KIMI INDUSTRIALE E MJEDISORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.4, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
9. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në:
a) “Kimi”, me profil “Elektrokimia e korrozionit dhe dukuritë sipërfaqësore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, MND, në kimi, me drejtim “Eelektrokimia e korrozionit dhe dukuritë sipërfaqësore”;
b) “Kimi industriale e mjedisore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, MND, në kimi industriale e mjedisore.
10. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është një vit.
11. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i Universitetit të Tiranës.
13. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/10/2009