E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M

PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË,  PRANË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
                                                      
1. Hapjen, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të mëposhtme të studimit, të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:

a) Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike:

j) Programi i studimit “Inxhinieri tekstili dhe mode”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri tekstili dhe mode.
`
b) Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit:

j) Programi i studimit “Inxhinieri ndërtimi”, me profile:

- Ndërtim dhe administrim;
- Strukturist;
- Infrastrukturë e transportit.

Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:

• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri ndërtimi, profili ndërtim dhe administrim;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri ndërtimi, profili strukturist;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri ndërtimi, profili infrastrukturë e transportit.

ii) Programi i studimit “Inxhinieri hidroteknikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri hidroteknikë.

iii) Programi i studimit “Inxhinieri gjeodezi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri gjeodezi.

7. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

8. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin e Politeknik të Tiranës.

10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›