E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M

PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
                                                  
1. Hapjen, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, të programeve të mëposhtme të studimit, të ciklit të dytë:

i) Programi i studimit “Ekonomi dhe politika agrare”, me profil:

- Zhvillim rural i integruar;
- Ekonomia dhe politikat e zhvillimit agrar.

Në përfundim të këtij programi të lëshohen diplomat e mëposhtme:

• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në ekonomi dhe politika agrare, me profil zhvillim rural i integruar;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në ekonomi dhe politika agrare, me profil ekonomia dhe politikkat e zhvillimit agrar;

 ii) Programi i studimit “Financë-kontabilitetet”, me profil:

- Financë;
- Kontabilitet.

Në përfundim të këtij programi të lëshohen diplomat e mëposhtme:

• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në financë-kontabilitet, me profil financë;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në financë-kontabilitet, me profil kontabilitet.

iii) Programi i studimit “Menaxhim agrobiznesi”, me profil:

- Administrim i ndërmarrjeve;
- Marketing.

Në përfundim të këtij programi të lëshohen diplomat e mëposhtme:

• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në menaxhim agrobiznesi, me profil administrim i ndërmarrjeve;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në menaxhim agrobiznesi, me profil marketing.

2. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, i miratuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›