V E N D I M Për HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFAVE TË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI
V E N D I M
Për
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT Të CIKLIT Të DYTë, Në UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODëR, DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT E Të TARIFAVE Të SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME STUDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, të programeve të studimit, të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:
a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, programin e studimit “Biologji mjedisore”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë” , DND, në biologji mjedisore.
b) Në Fakultetin e Drejtësisë, programin e studimit “E drejta private dhe e biznesit”, në përfundim të të cilit lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë”, DND, në e drejta private dhe e biznesit.
2. Këto programe studimi të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite.
3. Programet e studimit “Biologji Mjedisore” dhe “E drejta private dhe e biznesit” ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Kuota e pranimeve në këto programe studimi të ciklit të dytë në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a) Biologji mjedisore 20 ;
b) E drejta private dhe e biznesit 30.
5. Kuota e pranimeve në këto programe studimi të ciklit të dytë në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për studentët, që i ndjekin këto programe studimi, si programe të dyta studimi, për vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a) Biologji mjedisore 5;
b) E drejta private dhe e biznesit 5.
6. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët, që do të regjistrohen në këto
programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, të jenë:
a) Biologji mjedisore 50 000 lekë ;
b) E drejta private dhe e biznesit 50 000 lekë.
7. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
8. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që i ndjekin këto programe studimi, si programe të dyta studimi, të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, të jetë, si më poshtë vijon:
a) Biologji mjedisore 200 000 lekë ;
b) E drejta private dhe e biznesit 78 000 lekë.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009