V E N D I M PËR LICENCIMIN E SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS”
V E N D I M
PËR
LICENCIMIN E SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Licencimin e shkollës së lartë private, “Universiteti planetar i Tiranës”, e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
2. Shkolla e lartë private “Universiteti planetar i Tiranës”, të organizohet në dy fakultete:
a) Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Sociale, që do të ofrojë programet e studimit, të ciklit të parë, në:
i. “Mësuesi për arsimin parashkollor”;
ii. “Psikologji”;
iii. “Sociologji”;
iv. “Mësuesi për arsimin fillor”.
b) Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, që do të ofrojë programet e studimit, të ciklit të parë, në:
i. “Teknologji informacioni”;
ii. “Informatikë ekonomike”;
iii. “Infermieri e përgjithshme”;
iv. “Teknologji dhe shkenca farmaceutike”.
3. Shkolla e lartë private “Universiteti planetar i Tiranës” të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë, me kohëzgjatje 3 vite akademike dhe me plotësimin e, së paku, 180 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë e nivelit të parë (DNP), në:
i. “Mësuesi për arsimin parashkollor”;
ii. “Psikologji”;
iii. “Sociologji”;
iv. “Mësuesi për arsimin fillor”;
v. “Teknologji informacioni”;
vi. “Informatikë ekonomike”;
vii. “Infermieri e përgjithshme”;
viii.“Teknologji dhe shkenca farmaceutike”.
4. Ngarkohet shkolla e lartë private “Universiteti planetar i Tiranës”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik ³ huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
5. Shkolla e lartë private “Universiteti planetar i Tiranës” ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri ³ Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen, pasi vlerëson se institucioni privat ³ arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
6. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Shkolla e lartë private “Universiteti planetar i Tiranës” duhet t’³ nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
8. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/08/2009