E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SIGURIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR”, QË PRODHOHET, RUHET, PËRPUNOHET APO TRANSMETOHET NË SISTEMET E KOMUNIKIMIT (INFOSEC)

V E N D I M

PËR 

SIGURIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR”, QË PRODHOHET, RUHET, PËRPUNOHET APO TRANSMETOHET NË SISTEMET E KOMUNIKIMIT (INFOSEC)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 23 e 31, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, "Për informacionin e klasifikuar "Sekret shtetëror"", të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

I.   KËRKESAT PËR SISTEMET E KOMUNIKIMIT (INFOSEC)

1. Institucionet shtetërore, që, për nevoja pune, prodhojnë, ruajnë, përpunojnë, shpërndajnë ose transmetojnë, mbrojnë informacion të klasifikuar “Sekret shtetëror”, nëpërmjet sistemeve, rrjeteve informatike, mjeteve e pajisjeve të transmetimit, ndërlidhjes së sistemeve dhe mbrojtjes kriptografike, duhet të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë vendim.

2. Sistemet, rrjetet informatike, mjetet e pajisjet e transmetimit, ndërlidhja e sistemeve dhe mbrojtja kriptografike, ku prodhohet, ruhet, përpunohet, shpërndahet ose transmetohet e mbrohet informacion i klasifikuar “Sekret shtetëror”, duhet të sigurojnë konfidencialitetin, integritetin dhe disponibilitetin e informacionit të klasifikuar.

3. Pajisjet hardware dhe soft-et e ndryshme të rrjetit informatik të klasifikuar, mjetet dhe pajisjet e transmetimit, pajisjet e ndryshme të mbrojtjes kriptografike duhet të sigurohen nga shoqëri, prodhuese ose tregtare, të specializuara dhe të mirënjohura në tregun  ndërkombëtar, sipas kërkesave të legjislacionit për prokurimin publik.

 4. Institucioni shtetëror, para përdorimit të sistemeve të rrjetit informatik, mjeteve e pajisjeve të transmetimit, ndërlidhjes së sistemeve, mbrojtjes kriptografike i dërgon DSIK-së, si autoriteti kombëtar i akreditimit të sigurisë, një kërkesë me shkrim për lëshimin e  “Certifikatës së sigurisë së sistemit”.

Kjo kërkesë shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm:

a)  Deklaratën e sigurisë së sistemit.

b)  Rregulloren e institucionit për sigurinë, ku jepen mënyra e zbatimit të deklaratës së sigurisë së sistemit e procedurat operacionale, që duhen ndjekur, dhe përcaktohen përgjegjësitë e personelit.

c)  Raportin e analizës së vlerësimit të riskut për sigurinë e sistemit.

ç) Dokumente të tjera, që vërtetojnë dhe mbështesin sigurinë e sistemeve, rrjetit informatik, mjeteve e pajisjeve të transmetimit, ndërlidhjes së sistemeve, mbrojtjes kriptografike.

Forma dhe përmbajtja e certifikatës së sigurisë dhe e deklaratës së sigurisë përcaktohen nga DSIK-ja.

5. Deklarata e sigurisë përmban përshkrimin, e plotë dhe të hollësishëm, të sigurisë të sistemit, të rrjetit informatik, mjeteve e pajisjeve të transmetimit, ndërlidhjes së sistemeve dhe të mbrojtjes kriptografike, gjatë instalimit dhe shfrytëzimit.

Deklarata e sigurisë plotësohet nga institucioni shtetëror, që paraqet në DSIK kërkesën për akreditim.

 Deklaratat e sigurisë janë:

  -  Deklarata e sigurisë së rrjetit;

  -  Deklarata e sigurisë së mjeteve dhe pajisjeve të transmetimit;

  -  Deklarata e sigurisë së ndërlidhjes së sistemeve;

  -  Deklarata e sigurisë së shifrës.

Institucioni shtetëror, para se të instalojë dhe shfrytëzojë sisteme, rrjete informatike, mjete apo pajisje të transmetimit, ndërlidhje të sistemeve dhe mbrojtje kriptografike, i kërkon subjektit, shtetëror apo privat, dokumente, që vërtetojnë plotësimin e kërkesave dhe të standardeve të sigurisë, të shpallura, si certifikata, akte dhurimi, manuale, etj., nënshkruar nga personi, fizik apo juridik, vendas a i huaj, i cili i ka prodhuar, tregtuar, dhuruar apo siguruar ato në një mënyrë tjetër.

 6. DSIK-ja shqyrton kërkesën e përmendur në pikën 4, të këtij kreu, brenda afateve të mëposhtme:

-   3 muaj, për certifikimin e rrjeteve informatike;

-   2 muaj, për certifikimin e mjeteve dhe të pajisjeve të transmetimit;

-   3 muaj, për certifikimin e ndërlidhjes së sistemeve;

-   4 muaj, për certifikimin e shifrave kombëtare.

7. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të paraqitur, si dhe verifikimit të zbatimit të masave të sigurisë, siç janë deklaruar në deklaratën e sigurisë,       DSIK-ja harton një aktvlerësimi për zbatimin e masave të sigurisë.

Nëqoftëse sistemet, rrjetet informatike, mjetet dhe pajisjet e transmetimit, ndërlidhja e sistemeve dhe mbrojtja kriptografike përmbushin kërkesat dhe standardet e sigurisë së informacionit të klasifikuar “Sekret shtetëror”, të përcaktuara në këtë vendim, DSIK-ja lëshon “Certifikatën e sigurisë” të sistemit, niveli i së cilës është në përputhje me nivelin më të lartë të informacionit të klasifikuar, që prodhohet, ruhet, përpunohet, shpërndahet, transmetohet a mbrohet në këtë sistem.

8. Certifikatat e sigurisë janë:

 a) “Certifikata e sigurisë e rrjetit”, dokumenti, që vërteton se tërësia e mjeteve dhe të pajisjeve, që përbëjnë rrjetin informatik, ku prodhohet, ruhet, përpunohet, shpërndahet a transmetohet dhe mbrohet informacioni i klasifikuar “Sekret shtetëror”, plotësojnë standardet e sigurisë.

b) “Certifikata e sigurisë së mjetit”, dokumenti, që vërteton se mjeti apo pajisja e transmetimit plotëson standardet e sigurisë së informacionit të klasifikuar “Sekret shtetëror”.

c) “Certifikata e sigurisë së ndërlidhjes së sistemeve/rrjeteve”, <

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›