V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË, DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR TË NDËRTESËS SË ISH-SPITALIT, POLIÇAN, DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.60, DATË 1.2.2006, TË KËSHILLIT TË MIN
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË, DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR TË NDËRTESËS SË ISH-SPITALIT, POLIÇAN, DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.60, DATË 1.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Shëndetësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror të ndërtesës së ish-spitalit, Poliçan.
2. Në listën e formularëve, që i bashkëlidhen vendimit nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave, të shtohet formulari me numrin rendor 32, “Qendra e trajtimit të fëmijëve, që vijnë nga familje në gjakmarrje”, në Poliçan, Skrapar, sipas tabelës dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA