V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 29.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, «PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS GOLEM, TË QARKU
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 29.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, «PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS GOLEM, TË QARKUT TË FIERIT»
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.818, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, nga prona nr.243, sipërfaqja 1 018 (një mijë e tetëmbëdhjetë) m2 t’i kalojë në pronësi komunës Golem, të qarkut të Fierit, si truall dhe sipërfaqe funksionale e ndërtesës, ku ushtron veprimtarinë administrative, sipas formularit 1 dhe planvendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Komunës Golem i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Golem për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/07/2009