V E N D I M PËR LEJIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, TË KRYEJË PROCEDURËN E PROKURIMIT, ME OBJEKT “BLERJEN DHE INSTALIMIN E 26 KABINAVE TË KONTROLLIT”
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, TË KRYEJË PROCEDURËN E PROKURIMIT, ME OBJEKT “BLERJEN DHE INSTALIMIN E 26 KABINAVE TË KONTROLLIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të kryejë, brenda datës 30 nëntor 2009, procedurën e prokurimit, me objekt “Blerjen dhe instalimin e të 26 kabinave të kontrollit”. Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontratës përkatëse.
2. Fondi limit, prej 18 120 000 (tetëmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzet mijë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/10/2009