E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER LEJIMIN E ZHVILLIMIT TË PROCEDURAVE TË DISA PROKURIMEVE

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E ZHVILLIMIT TË PROCEDURAVE TË DISA PROKURIMEVE

 

 

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s,  të nenit 75, t¸ ligjit nr. 9643, dat¸ 20.11.2006, “P¸r prokurimin publik”, t¸ ndryshuar, të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, dhe të pikës 3, të vendimit nr.787, datë 22.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për një përdorim me efektivitet të fondeve për investime”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit, K¸shilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.             Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve, që, brenda datës 15 dhjetor 2009,  të realizojë procedurat e prokurimit, për objektet e përcaktuara në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi (katër objekte). Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontratave përkatëse.

2.             Ngarkohen Ministria e  Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


21/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›