V E N D I M PËR LEJIMIN E SHTYRJES SË AFATIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, ME OBJEKT, PËRKATËSISHT, “LICENCIMI I PLOTË I SISTEMIT TË THESARIT” DHE “SHËRBIM KONSULENCE PËR SISTEMIN KOMPJUTERIK TË THESARIT”, NË MINISTRINË E FINANCAVE
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E SHTYRJES SË AFATIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, ME OBJEKT, PËRKATËSISHT, “LICENCIMI I PLOTË I SISTEMIT TË THESARIT” DHE “SHËRBIM KONSULENCE PËR SISTEMIN KOMPJUTERIK TË THESARIT”, NË MINISTRINË E FINANCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
13. Lejimin e Ministrisë së Financave, që, brenda datës 30.12.2009, të kryejë procedurat e prokurimit, me objekt:
a. “Licencimi i plotë i sistemit të Thesarit”;
b. “Konsulencë për sistemin kompjuterik të Thesarit, për transferimin e njohurive stafit funksional të Thesarit”.
Brenda këtij afati përfshihet edhe lidhja e kontratës përkatëse.
14. Fondi limit për kryerjen e procedurave të prokurimit me objekt:
· “Licencimi i plotë i sistemit të Thesarit”, është në vlerën 20 220 000 (njëzet milionë e dyqind e njëzet mijë) lekë dhe përballohet nga buxheti i vitit 2009.
· “Konsulencë për sistemin kompjuterik të Thesarit, për transferimin e njohurive stafit funksional të Thesarit”, është në vlerën 19 000 000 (nëntëmbëdhjetë milionë) lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
15. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/10/2009