E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

V E N D I M 

PER

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të dytë, “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”.

2.      Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet, përkatësisht, diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”.

3.     Këto programe studimi realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike.

4.     Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

5.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.

6.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 


26/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›