E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria do të ndërhyjë për të mos lejuar rritjen abuzive të taksave ndaj biznesit të vogël

-Kryeministri u shpreh se më shumë se 1/3 e vendeve, mes tyre edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, po vendosin uljen e pagave deri në masën 10 %, ndërsa ne do të bëjmë rritjen më të madhe të pagave, që kemi bërë ndonjëherë

Kryeministri Berisha paralajmëroi sot, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, se qeveria do të ndërhyjë në mbrojtje të biznesit të vogël, ndaj të cilëve disa nga njësitë e qeverive vendore janë rritur taksat në mënyrë të ndjeshme.

“Marr sinjale të njëpasnjëshme se në disa Bashki dhe Komuna të vendit, ndërkohë që qeveria i ka ulur taksat deri në masën 50 %, autoritetet vendore kanë rritur në mënyrë të ndjeshme disa lloje taksash mbi biznesin. Të rrisësh taksat për biznesin e vogël në këtë periudhë, është një masë jashtëzakonisht e dëmshme për ta, për punësimin dhe vjen në një kundërthënie të hapur me përpjekjet e qeverisë për të amortizuar pasojat e krizës, për të mos thënë se vjen në një kundërthënie të hapur me filozofinë tonë të taksave të ulëta. Unë i’u bëj thirrje qeverive vendore që ta rishikojnë edhe vetë këtë problematikë, por njëkohësisht i siguroj se ne do të ndërhyjmë në favor të biznesit të vogël sepse është bërë e domosdoshme”, u shpreh Kryeministri Berisha.  Më tej, Kryeministri solli në vëmendje se edhe vitin e kaluar është ndërhyrë në mbrojtje të biznesit të vogël, pasi u shfaq tendenca për të rritur taksën e gjelbërimit, taksën e pastrimit, etj.

Drejtuar zyrtarëve dhe qeveritarëve të të gjitha niveleve, Kryeministri Berisha u shpreh se është detyrë e të gjithëve që të marrin masa për të amortizuar pasojat e krizës në vend.  “Është detyrë e të gjithë zyrtarëve dhe qeveritarëve të të gjitha niveleve, që të marrin masa për të amortizuar pasojat e krizës në vend. Pra, rritja e taksave mbi biznesin e vogël është realisht të rrezikshme. Ata aq e kanë kapacitetin dhe nuk duhet t’i shtohen taksat në asnjë mënyrë. Ne mund të shqyrtojmë me shumë seriozitet këtë politikë, por dëshiroj që qeveritarët vendore të ndërhyjnë edhe vetë, si vullnet i tyre anti-krizë. E gjithë bota, për stimuj fiskal i ul taksat, dhe ne e kemi bërë më mirë se të gjithë këtë me taksat kombëtare. Por, tani është shumë e papranueshme që qeveritë vendore të dalin dhe të rinis taksat në këtë mënyrë. Kjo do të thotë të shkatërrohen progresivisht vende pune, do të thotë të frenosh investimet. Unë dua të informoj biznesmenët e vegjël se qeveria ka 4-fishuar grantin për qeveritë vendore. Pra, kjo qeveri ka 4-fishuar grantin, çka do të thotë se qeveritë vendore për asnjë arsye nuk kanë për të qenë abuziv me barrën fiskale ndaj biznesit të vogël”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Duke i’u referuar recesionit ekonomik, Kryeministri Berisha theksoi se “më shumë se 1/3 e vendeve , mes tyre edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, po vendosin uljen e pagave deri në masën 10 %, të tilla janë vendet Balltike, Irlanda dhe shumë vende të tjera, sepse parashikimet buxhetore për shkak të krizës së recesionit nuk realizohen. Ndërsa ne do të rrisim pagat dhe do të bëjmë rritjen më të madhe që kemi bërë ndonjëherë”.

Drejtuar ministrit të Financave, Kryeministri Berisha u shpreh se “si sot dy javë, në mbledhjen e qeverisë, do të përcaktojmë të gjitha qëndrimet ligjore  ndaj kësaj manie të rritjes së taksave ndaj biznesit të vogël
25/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›