E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, z. John L. Withers

-Anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO ngjarje madhore në historinë e kombit shqiptar

Kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë z. John Withers, ku diskutuan mbi Samitin e NATO-s në Strasburg, në datat 3-4 prill 2009, ku Shqipëria pritet të bëhet anëtare e plotë e Aleancës te Atlantikut te Veriut.

Duke e cilësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si ngjarja më e madhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë pas pavarësisë së saj, Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Withers mirënjohjen më të thellë, për përkrahjen dhe ndihmën, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria amerikane, në veçanti Presidenti Bush dhe tashmë Presidenti Obama dhe administrata e tij, i dhanë Shqipërisë për realizimin e këtij projekti madhor kombëtar për të gjithë shqiptaret.

Në takim u diskutuan gjithashtu mbi procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, që do të zhvillohen në 28 qershor. Kryeministri e siguroi Ambasadorin Amerikan se qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar dhe po bën çdo përpjekje për të garantuar suksesin e tyre, si zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë në Shqipëri, të lira e transparente, konform të gjitha standardeve ndërkombëtare.


25/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›