P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pika 6, e nenit 3, “Llojet e taksave kombëtare”, ndryshohet si më poshtë vijon:
“6. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive.”.
Neni 2
Pika 6, e nenit 4 “Niveli i taksave kombëtare”, ndryshohet si më poshtë vijon:
“6. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, caktohet:
Për ushtrim veprimtarie (për shoqërinë)
për baste sportive 2 000 000 lekë/vit;
për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit;
për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit;
për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit;
për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit.
Për marrjen e licencës për llotari kombëtare 300 000 000 lekë;
Për kazino:
për Tiranën 1 000 000 000 lekë;
në zonat turistike 300 000 000 lekë.
Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino elektronike, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, paguhen pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik, në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr.10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”.”
Neni 3
Në nenin 5, “Agjentët e taksave”, shkronja “dh”, ndryshohet si më poshtë vijon:
“dh) Për taksat për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, struktura përgjegjëse e lojërave të fatit në ministrinë përgjegjëse për financat.”.
Neni 4
Në nenin 8, “Komisionet, që përfitojnë agjentët e taksave”, shkronja “dh”, ndryshohet si më poshtë vijon:
“dh) Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, zero për qind.”
Neni 5
Në shtojcën nr.3 të ligjit, pika 5, “Për regjistrimin e lënies së shtetësisë”, shfuqizohet.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
25/03/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: