V E N D I M PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, e 7, pika 1, të ligjit nr.9258, datë 15.7.2004, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të bëhen shtesat, si më poshtë vijon:
1. Në fund të shkronjës “C”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, shtohen personat e renditur në listën “a”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me Al-Qaida”, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me Al-Qaida, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues për talibanët dhe Al-Qaida.
2. Në fund të shkronjës “D”, “Lista e kompanive, që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, shtohen kompanitë e renditura në listën “b”, “Lista e kompanive, që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, sipas shtesave në lidhje me listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat dhe kompanitë, që kanë lidhje me talibanët dhe Al-Qaida, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë, të cilat rezultojnë si financues apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA