E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2010

V E N D I M 

PëR 

MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR Të NOMENKLATURëS Së KOMBINUAR Të MALLRAVE, 2010
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit         nr.9461, datë 21.12.2005, “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1.     Miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2010, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
2.     Vendimi nr.1672, datë 24.12.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2009”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
 
3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2010, me përjashtim të kapitullit 99, të lidhjes 1, i cili hyn në fuqi me miratimin e nivelit të tarifës doganore përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›