E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA RAJONALE RRUGORE, LEZHË, SI AUTORITET KONTRAKTOR

V E N D I M

PER 

SHTYRJEN E AFATIT Të BOTIMIT Të NJOFTIMIT Të FITUESIT DHE Të NJOFTIMIT Të KONTRATëS Së LIDHUR, PëR PROCEDURAT E PROKURIMIT, Të KRYERA NGA DREJTORIA RAJONALE RRUGORE, LEZHë, SI AUTORITET KONTRAKTOR
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2007, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
 Lejimin e drejtorisë rajonale rrugore, Lezhë, të përfundojë, brenda datës    31 dhjetor 2009, si autoritet kontraktor,  procedurat e prokurimit për investime “Riveshje pjesore, Ura e Fanit – Autostradë” dhe “Riveshje pjesore, Kakarriq”, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Brenda këtij afati të përfshihen edhe lidhja e kontratave përkatëse e publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.
 
1.      Ngarkohen Agjencia e Prokurimit Publik dhe drejtoria rajonale rrugore, Lezhë, për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›