E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË TË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

 V E N D I M

MIRATIMIN E KALIMIT Të PRONëSISë Të DISA PARCELAVE NDëRTIMORE Në FAVOR Të POSEDUESVE Të OBJEKTEVE INFORMALE
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “ Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.     Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:
 
a)     qarkun e Tiranës, 3 551 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 261 305, 32 (një milion e dyqind e gjashtëdhjetë  e një mijë e treqind e pesë presje tridhjetë e dy) m²;
b)     qarkun e Durrësit, 511 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 175 641, 62 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e dyzet e një presje gjashtëdhjetë e dy) m²;
c)     qarkun e Shkodrës, 86 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 16 076, 92 (gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë presje nëntëdhjetë e dy) m²;
ç) qarkun e Lezhës, 234 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 55 460 (pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) m²;
d)    qarkun e Beratit, 118 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 24 332, 46 (njëzet e katër mijë e treqind e tridhjetë e dy presje dyzet e gjashtë) m²;
dh)qarkun e Fierit, 51 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 934, 80 (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e katër presje tetëdhjetë) m²;
e)    qarkun e Dibrës, 77 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 23 264, 90 (njëzet e tre mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër presje nëntëdhjetë) m²;
ë)    qarkun e Elbasanit, 272 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 81 962, 10 (tetëdhjetë e një mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy presje dhjetë) m²;
f)     qarkun e Gjirokastrës, 36 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 14 172, 80 (katërmbëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy presje tetëdhjetë) m²;
g)    qarkun e Vlorës, 497 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 171 057, 95 (njëqind e shtatëdhjetë e një mijë e pesëdhjetë e shtatë presje nëntëdhjetë e pesë) m².
 
2.     Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.
 
        Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
PëR 23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›