E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M P Ë R KUOTËN E PRANIMIT DHE TARIFËN E SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË TRETË, TË STUDIMEVE SPECIALIZUESE AFATGJATA, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2009 - 2010 &nbsp

 
 V E N D I M 

P ë R 

KUOTëN E PRANIMIT DHE TARIFëN E SHKOLLIMIT Në PROGRAMET E CIKLIT Të TRETë, Të STUDIMEVE SPECIALIZUESE AFATGJATA, Në  FAKULTETIN  E MJEKëSISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, Në VITIN AKADEMIK 2009 - 2010
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.2, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.     Kuota e pranimit në programet e ciklit të tretë, të studimeve specializuese afatgjata, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës, që fillojnë studimet në vitin akademik 2009-2010, të jetë 285, e ndarë në specialitete, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
2.     Nga kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, 21 kuota caktohen  për kandidatët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të cilat administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
 
3.     Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
 
4.     Tarifa vjetore e shkollimit për studimet specializuese afatgjata, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës, të jetë 60 000         (gjashtëdhjetë mijë) lekë.
 
Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.
 
5.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës  për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
 
SALI BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›