E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN E ISH-OBJEKTIT TË KURSIT TË NDËRLIDHJES TË PTT–SË, TIRANË, NGA ISH-MINISTRIA E EKONOMISE DHE PRIVATIZIMIT, SOT MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE, TRAN

V E N D I M 

PëR 

KALIMIN E ISH-OBJEKTIT Të KURSIT Të NDëRLIDHJES Të PTT–Së, TIRANë, NGA ISH-MINISTRIA E EKONOMISE DHE PRIVATIZIMIT, SOT MINISTRIA E EKONOMISë, TREGTISë DHE ENERGJETIKëS, Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI Të MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, PëR ENTIN KOMBëTAR Të BANESAVE, PëR QëLLIM PRIVATIZIMI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  8, 10, 11 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9321, datë 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve, të kthyera në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarjeve shtetërore”, dhe të ligjit nr.9232, datë 13. 5.2004, “Për programet  sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
1.     Kalimin e ish-objektit të kursit të ndërlidhjes së PTT-së, Tiranë, nga     ish-Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit, sot Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për Entin Kombëtar të Banesave, sipas formularit dhe planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për qëllim privatizimi, në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këte ndërtesë.
 
2.     Ngarkohet Enti Kombetar i Banesave, që, pas përfundimit të procedurave të ndryshimit të përgjegjësisë së administrimit, të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përfshirë në listën, që i bashkëlidhet vendimit, në përputhje me kushtet e privatizimit, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
 
3.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Enti Kombëtar i Banesave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
 
       Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M IN I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›