E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE DHE NDRYSHIMEVE NË AUTORIZIMIN DHËNË “ENPOWR ALBANIA”, SHPK-SË, PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE), TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.512, DATË 13.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

V E N D I M

PËR 

MIRATIMIN E DISA SHTESAVE DHE NDRYSHIMEVE NË AUTORIZIMIN DHËNË “ENPOWR ALBANIA”, SHPK-SË, PËR NDËRTIMIN E CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE), TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.512, DATË 13.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin  e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.      Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve  në autorizimin nr.1, dhënë “Enpowr Albania”, shpk-së, filial i “Moncada Energy Group”, Itali, të miratuar me vendimin nr.512, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e autorizimit të ndërtimit të centralit elektrik me erë (Parqe eolike), për “Enpowr Albania”, shpk-në”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›