V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË PËRKOHSHËM TË SHOQËRIVE “ELETTROIMPIANTI TECNOLUCE”, S.R.L., DHE “ABACO ENERGIA PULITA”, S.R
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË PËRKOHSHËM TË SHOQËRIVE “ELETTROIMPIANTI TECNOLUCE”, S.R.L., DHE “ABACO ENERGIA PULITA”, S.R.L., PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “KUKUR 1”, “KUKUR 2”, “KUKUR 3” DHE “KUKUR 4”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i :
1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, operim, transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Elettroimpianti Tecnoluce”, s.r.l., dhe “Abaco Energia Pulita”, s.r.l., për ndërtimin e hidrocentraleve “Kukur 1”, “Kukur 2”, “Kukur 3” dhe “Kukur 4”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA
11/06/2009