E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, PËR FINANCIMIN E TVSH-SË PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT DHE TË ADMINISTRIMIT TË TOKAVE, KOMPONENTI B

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, PËR FINANCIMIN E TVSH-SË PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT DHE TË ADMINISTRIMIT TË TOKAVE, KOMPONENTI B

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, «Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, «Për buxhetin e vitit 2009 », dhe të ligjit nr.9730, datë 10.5.2007, «Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, për projektin e administrimit dhe menaxhimit të tokës », me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.     Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 27 000 000 (njëzet e shtatë milionë) lekë, për financimin e TVSH-së, për komponentin B, të projektit për menaxhimin dhe administrimin e tokave.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.     Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›