E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË PËRKOHSHËM TË SHOQËRIVE “INTERENERGO ALBANIA”, SHPK, “POTEZA SKUPINA”, D.D., DHE “SGP POMGRA

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË PËRKOHSHËM TË SHOQËRIVE “INTERENERGO ALBANIA”, SHPK, “POTEZA SKUPINA”, D.D., DHE “SGP POMGRAD”, D.D., PËR NDËRTIMIN E KASKADËS SË HIDROCENTRALEVE NË LUMIN SHALË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27,   të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”,  të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, operim, transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Interenergo Albania”, shpk, “Poteza Skupina”, d.d., dhe “Sgp Pomgrad”, d.d., si koncesionarë, për ndërtimin e kaskadës së hidrocentraleve në lumin Shalë, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›