V E N D I M PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE DHE NDRYSHIMEVE NË LEJEN PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE, ME RRYMË TË VAZHDUAR, TË INTERKONJUKSIONIT, VLORË (SHQIPËRI) - BRINDIZI JUG (ITALI), E MIRATUAR ME VENDIMIN NR.28, DATË 9.1.2008, TË
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DISA SHTESAVE DHE NDRYSHIMEVE NË LEJEN PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE, ME RRYMË TË VAZHDUAR, TË INTERKONJUKSIONIT, VLORË (SHQIPËRI) - BRINDIZI JUG (ITALI), E MIRATUAR ME VENDIMIN NR.28, DATË 9.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në lejen nr.2, datë 10.12.2007, miratuar me vendimin nr.28, datë 9.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e lejes për ndërtimin e linjës tregtare, me rrymë të vazhduar, të interkonjuksionit, Vlorë (Shqipëri) - Brindizi Jug (Itali)”, dhënë “Interconnector Albania”, shpk-së, filial i “Moncada Energy Group”, Itali, pa akses të palëve të treta mbi këtë linjë, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009