V E N D I M PËR MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2009, PËR AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2009, PËR AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 117, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e fondit të shpenzimeve, për vitin 2009, për Autoritetin e Komunkimeve Elektronike dhe Postare, në shumën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, të ndarë sipas zërave, që paraqiten në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimve Elektronike dhe Postare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009