V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR INSTITUTIN E SIGURISË USHQIMORE DHE TË VETERIN
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT, PËR INSTITUTIN E SIGURISË USHQIMORE DHE TË VETERINARISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë, sipas listës, me 1 (një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009