E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË VEÇUARA, TË SHTESAVE ANËSORE, PARA VITIT 1993, SI DHE TË SHTESAVE ANËSORE PA LEJE, NË NDËRTIME ME LEJE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË TYRE

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË PARCELAVE NDËRTIMORE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË VEÇUARA, TË SHTESAVE ANËSORE, PARA VITIT 1993, SI DHE TË SHTESAVE ANËSORE PA LEJE, NË NDËRTIME ME LEJE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482,       datë 3.4.2006, “Për legalizimin , urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

.Miratimin e kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale, të veçuara, të shtesave anësore, para vitit 1993, si dhe të shtesave anësore pa leje, në ndëtime me leje, në favor të poseduesve të tyre, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

a)       qarkun Tiranë, 1 216 (një mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli             363 049, 33 (treqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e dyzet e nëntë presje tridhjetë e tre) m2 ;

b)       qarkun Berat, 82 (tetëdhjetë e dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 21 054,84 (njëzet e një mijë e pesëdhjetë e katër, presje tetëdhjetë e katër) m2 ;

c)       qarkun Fier, 56 (pesëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 13 023,45 (trembëdhjetë mijë e njëzet e tre presje dyzet e pesë) m2 ;

ç)  qarkun Gjirokastër, 46 (dyzet e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli  2 422,10 (dy mijë e katërqind e njëzet e dy presje dhjetë) m2 ;

d)       qarkun Elbasan, 430 (katërqind e tridhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 144 450,55 (njëqind e dyzet e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë presje pesëdhjetë e pesë) m2 ;

dh)  qarkun Lezhë, 104 (njëqind e katër) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 26 749,04 (njëzet e gjashtë mijë e shtatëqind  e dyzet e nëntë presje katër) m2 ;

e)       qarkun Dibër, 61 (gjashtëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 18 226,90 (tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e njëzet e gjashtë, presje nëntëdhjetë) m2 ;

ë)   qarkun Durrës, 449 (katërqind e dyzet e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 152 833,92 (njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e tetëqind e tridhjetë e tre presje nëntëdhjetë e dy) m2 ;

f)        qarkun Vlorë, 901 (nëntëqind e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 360 047,90 (treqind e gjashtëdhjetë mijë e dyzet e shtatë presje nëntëdhjetë) m2 ;

g)       qarkun Shkodër, 260 (dyqind e gjashtëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 77 605,00 (shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e pesë) m2 .

1.      Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›