V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT NË MARRËVESHJEN E FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, NË KUADËR TË CARDS, 200
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT NË MARRËVESHJEN E FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, NË KUADËR TË CARDS, 2006
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të ndryshimit në marrëveshjen e financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin vjetor kombëtar të veprimit, në kuadër të CARDS, 2006, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009