E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS, ME NDARJE PRODHIMI, PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE, NË SHQIPËRI, NË TOKË, NË BLLOQET “2-3”, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA KOMBËTA

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E KONTRATËS, ME NDARJE PRODHIMI, PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE, NË SHQIPËRI, NË TOKË, NË  BLLOQET “2-3”, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE (AKBN), DHE “DWM PETROLEUM AG”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13, të ligjit nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e kontratës, me ndarje prodhimi, për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, në Shqipëri, në tokë, në blloqet “2-3”, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), dhe “DWM Petroleum AG”,  sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


08/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›