V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT II, SHTESË, “PËR PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK”, QË ZËVENDËSON PROTOKOLLIN ME TË NJËJTIN NUMËR, TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET R
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT II, SHTESË, “PËR PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK”, QË ZËVENDËSON PROTOKOLLIN ME TË NJËJTIN NUMËR, TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit t¸ Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit II, shtesë, “Për përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit ekonomik”, që zëvendëson protokollin me të njëjtin numër, të marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/07/2009