V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “TITAN”, SHPK, DHE “OSMANI”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “BISHNICA 1” DHE “BISHNICA 2”.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “TITAN”, SHPK, DHE “OSMANI”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “BISHNICA 1” DHE “BISHNICA 2”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe Transferim), ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe bashkimit të shoqërive “Titan”, shpk, dhe “Osmani”, shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Bishnica 1” dhe “Bishnica 2”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/10/2008