V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KRYERJEN E TRANSPLANTIT TË VESHKËS, PËR DISA SHTETAS
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KRYERJEN E TRANSPLANTIT TË VESHKËS, PËR DISA SHTETAS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Shpenzime për mallra e shërbime”, t’i shtohet fondi 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve, për kryerjen e transplantit të veshkës, për disa shtetas.
2. Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që, me fondin 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, të kryejë transplantin e veshkës, për disa shtetas, nëpërmjet shoqërisë “Enar Saglik ve Egitim Hiz.Ltd”.
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë të negociojë dhe të lidhë kontratën me shoqërinë “Enar Saglik ve Egitim Hiz.Ltd”, për kryerjen e transplantit të veshkës, pranë qendrës spitalore “Ibni Sina Hastanesi Sihhiye” ose në qendra spitalore, të autorizuara dhe nën përgjegjësinë e kësaj shoqërie, të licencuara për ofrimin e këtij shërbimi.
5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009