E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.869, DATË 18.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7889, DATË 14.12.1994, “PËR STATUSIN E INVALIDIT”, TË NDRYSHUAR”

V E N D I M

PëR 

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.869, DATë 18.6.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR ZBATIMIN E LIGJIT        NR.7889, DATë 14.12.1994, “PëR STATUSIN E INVALIDIT”, Të NDRYSHUAR”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin i invalidit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Pika 3, e vendimit nr.869, datë 18.6.2008, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
 “3. Pagesa e përfitimit të paaftësisë për invalidin bëhet nga shërbimet bankare, që funksionojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore, ku ka vendbanimin përfituesi, ose nga shërbimi postar për njësitë e qeverisjes vendore, ku nuk ka një të tillë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
 
KR Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA
16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›