E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS MARKAT, TË QARKUT TË VLORËS

 V E N D I M 

PëR 

MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS MARKAT, Të QARKUT Të VLORëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit   nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Markat, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes 1,  e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Markat, të qarkut të Vlorës, miratuar me vendimin nr.576, datë 28.5.2009, të Këshillit të Ministrave, ”Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore  në komunën Markat, të qarkut të Vlorës”.
 
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Markat për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
                                                                 
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA23/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›