V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË VENDEVE TË TRETA TË SIGURTA
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS Së VENDEVE Të TRETA Të SIGURTA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 28/1, të ligjit nr.8432, datë 14.12.1998, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së vendeve të treta të sigurta, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Herë pas here apo kur zhvillimet në një ose më shumë vende mund të sjellin ndryshime në kushtet e atij/atyre vendeve, në përputhje me nenin 28/1, të ligjit nr.8432, datë 14.12.1998, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ministri i Brendshëm propozon ndryshimin e kësaj liste.
3. Në përgatitjen e ndryshimeve në listën e vendeve të treta të sigurta mbahen parasysh të dhënat, që merren nga organet e specializuara të shtetit shqiptar për përftimin e informacionit nga vendet e origjinës, listat e hartuara për qëllime të ngjashme nga shtete apo organizata ndërkombëtare, si dhe mendimi përkatës i UNHCR-së ose i organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
4. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA23/12/2009