E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS KUSHOVË, TË QARKUT TË ELBASANIT

V E N D I M 

PëR

 MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të KOMUNëS KUSHOVë,  Të  QARKUT  Të ELBASANIT
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të neneve  3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
1.     Miratimin e listës  përfundimtare të pronave të paluajtshme  publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Kushovë, të  qarkut të Elbasanit, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
 
Lista e inventarit me 86 (tetëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi përfundon me numrin rendor 561(pesëqind e gjashtëdhjetë e një).
 
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Kushovë për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA27/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›