E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN TOPOJAN, TË QARKUT TË KUKËSIT

V E N D I M 

PëR 

MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE Në KOMUNëN TOPOJAN, Të QARKUT Të KUKëSIT
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Topojan, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
 
Lista me 67 (gjashtëdhjetë e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 446 (katërqind e dyzet e gjashtë).
 
2.     Ndryshimet që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
                                                                                  
 
K R Y E M I N I S T R I
 
                                                SALI BERISHA27/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›