E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN E TITULLIT TË PRONËSISË SË SIPËRFAQES, QË DO TË TJETËRSOHET, NË FAVOR TË SUBJEKTIT KËRKUES “CITY PARK”, SH.P.K., PËR LLOGARI TË FONDIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR

V E N D I M

PëR

KALIMIN E TITULLIT Të PRONëSISë Së SIPëRFAQES, Që DO Të TJETëRSOHET, Në FAVOR Të SUBJEKTIT KëRKUES “CITY PARK”, SH.P.K., PëR LLOGARI Të FONDIT Të KOMPENSIMIT FINANCIAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 23, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” të ndryshuar, dhe të neneve 3 e 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli I Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin e të drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme me nr.696, zona kadastrale 1167, Bërxullë, Tiranë, me sipërfaqe 866 (tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, të regjistruar në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Tiranë, në favor të subjektit kërkues “CITY PARK”, sh.p.k.

2. Vlera e sipërfaqes, që tjetërsohet, të përllogaritet sipas vendimit nr.139, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, të përcaktuara në hartat përkatëse, për qarqet e Fierit, të Elbasanit, Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës”, duke pasur parasysh edhe vlerën e kaparit, të paguar nga subjekti kërkues.

3. Vlera e sipërfaqes, që tjetërsohet, të paguhet nga subjekti kërkues “CITY PARK”, sh.p.k., para lidhjes së kontratës dhe të derdhet për llogari të fondit të kompensimit financiar, të hapur pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

4. Autorizohet drejtori I Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për lidhjen e kontratës të kalimit të së drejtës së pronësisë.

5. Ngarkohen inistry I Drejtësisë, drejtori I Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe kryeregjistruesi I Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›