E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE, PËR KRYERJEN E RIKONSTRUKSIONIT TË AKADEMISË SË TRAJNIMEVE TË ADMINISTRATËS TATIMORE DHE DOGANORE

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E FINANCAVE, PëR KRYERJEN E RIKONSTRUKSIONIT Të AKADEMISë Së TRAJNIMEVE Të ADMINISTRATëS TATIMORE DHE DOGANORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi 18 348 300 (tetëmbëdhjetë milionë e treqind e dyzet e tetë mijë e treqind) lekë, për kryerjen e rikonstruksionit të Akademisë së Trajnimeve të Administratës Tatimore dhe Doganore.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të vitit 2010.

3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›