E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË BARNAVE, QË RIMBURSOHEN NGA INSTITUTI I SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR, DHE MASËS SË MBULIMIT TË ÇMIMIT TË TYRE

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E LISTëS Së BARNAVE, Që RIMBURSOHEN NGA INSTITUTI I SIGURIMEVE Të KUJDESIT SHëNDETëSOR, DHE MASëS Së MBULIMIT Të çMIMIT Të TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 15, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Masa e mbulimit të çmimeve të barnave, të përfshira në listën e barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, të jetë nga 50 për qind deri në 100 për qind, sipas grupeve terapeutike dhe barnave, të përcaktuara në Pasqyrën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Masa e mbulimit të çmimit të barnave, për alternativën e parë në listën e barnave të rimbursueshme, për kategorinë e pensionistëve, të jetë 100 për qind.

4. Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit, përkatësisht në masën 12 për qind, për tregtimin me shumicë, dhe 29 për qind, për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme, si dhe marzhet e diferencuara të tregtimit me shumicë e pakicë të disa barnave të listës, të dhëna në Pasqyrën II, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Efektet financiare të përballohen nga buxheti i vitit 2010, i miratuar për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe për Ministrinë e Shëndetësisë.

6. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste.

7. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

8. Vendimi nr.521, datë 13.05.2009, i Këshillit te Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


24/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›