E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË MAMURRAS, TË QARKUT TË LEZHËS

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË MAMURRAS, TË QARKUT TË LEZHËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8,  të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, në bashkinë Mamurras, të qarkut të Lezhës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.

Lista me 33 (tridhjetë e tre) fletë që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


21/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›