V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1093, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TATIMOR »
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1093, DATË 2.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT TATIMOR »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, « Për kompetencat për caktimin e pagave të punës», të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, « Për buxhetin e vitit 2009 », me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.1093, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime :
2. Lidhja nr.1, e përmendur në pikën 1, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin emërtim e numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Në pikën 2, fjalët në kllapa « ... (kolona 2)... » zëvendësohen me « ... (kolona 3)... ».
4. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon :
5. « 3. Shtesa për vjetërsi në punë (kolona 5), e lidhjes nr.1, jepet 2% pas çdo viti pune, por jo më shumë se 25 % dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Për emërtesën « Nëninspektor » shtesa për vjetërsi në punë jepet 1% pas çdo viti pune dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit. ».
6. Në pikën 4, fjalët në kllapa « ... (kolona 4)... » zëvendësohen me « ... (kolona 6)... ».
7. Në pikën 5, fjalët në kllapa « ... (kolona 5)... » zëvendësohen me « ... (kolona 7)... ».
8. Pas pikës 5 shtohen pikat 5/1 e 5/2, me këtë përmbajtje :
9. « 5/1. Shtesa për kushte pune është sipas kolonës 8, të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. 5/2. Numri i punonjësve, për pozicionin « Nëninspektor », në drejtoritë/sektorët e investigimit, nuk do të jetë më shumë se 30% e numrit të përgjithshëm të punonjësve të drejtorisë/sektorit. ».
11. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon :
12. « 6. Nëpunësit, që përfshihen në fushën e veprimit të këtij vendimi, pagat e të cilëve janë përcaktuar në lidhjen nr.1, nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagë, me akte të tjera të Këshillit të Ministrave. ».
13. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon :
14. « 7. Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve e të drejtorive rajonale, që kategorizohen në kategoritë D.2 e D.3, përcaktohen sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës, në institucionet buxhetore. ».
15. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e miratuara për sistemin e tatimeve, në buxhetin e vitit 2009.
16. Ngarkohet ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/01/2009