E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Spanjës i prezanton Kryetares së Kuvendit programin dhe prioritetet e presidencës spanjolle të BE-së.

Ambasadori i Spanjës Emanuel Montobio, i shoqëruar nga Kryetari i Misionit të BE-së në Tiranë, Lohan i prezantoi sot Kryetares së Kuvendit programin dhe prioritetet e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian.
 
Kjo presidencë bashkë me presidencat pasardhëse belge dhe hugareze përbëjne një trio-presidencë të BE-së në koordinim të politikave, jo vetëm europiane por edhe globale.
 
Ambasadori i Spanjës tha se zgjerimi i BE-së është një ndër prioritet e kësaj presidence tashmë edhe pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
Ai tha se mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave duke vlerësuar progresin e bërë nga pala shqiptare në plotësim të angazhimeve.
 
Ambasadori spanjoll tha se Parlamenti Europian ashtu si Parlamenti shqiptar do të jenë institucionet me peshën kryesore në këtë proces. Ai vlerësoi diplomacinë parlametare si një veprimtari efikase dhe me impakt konkret në përshpejtimin e procesit integruese të Shqipërisë.
 
Bashkimi Europain tha ai, veç zgjerimit ka si prioritete ndërtimin e një modeil të ri ekonomik, sfidat e ndryshimeve klimaterike  dhe forcimin e BE-së si një faktor ndërkombëtar, përmes koordinimit të politikave në nivel transatlantik në bashkëpunim më SHBA-në, Kanadanë, Amerikën Latine e Azinë.
 
Ambasadori spanjoll tha se në kuadër të Unionit Mesdhetar po shihet politika e një zone të lirë ekonomike gjë që do të ketë impakt pozitiv edhe për Shqipërinë si vend anëtar. 
 
Në fund të takimit, u bisedua edhe për zhvillimet politike në Shqipëri.
Ambasadori spanjoll theksoi se Parlamenti është vendi për opozitën. Bojkoti nuk është i mirë për vendin dhe për demokracinë.
Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit tha se Kushtetuta është e qartë dhe ajo do të zbatohet.
 
Kryetarja e Kuvendit i bëri urimet më të mira ambasadorit spanjoll për presidencën spanjolle të BE-së. Ajo tha se Shqipëria ka besim te kjo presidencë për zgjerimin dhe heqjen e vizave, pasi shqiptarët janë populli më proeuropian.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›