V E N D I M PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, 2008-2010, SI DHE TË DOKUMENTIT PLOTËSUES “STRATEGJIA KOMBËTARE PËR LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË FËMIJËVE DHE MBROJTJEN E FËMIJËVE, VIKTIMA TË TRAFIKIM
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, 2008-2010, SI DHE TË DOKUMENTIT PLOTËSUES “STRATEGJIA KOMBËTARE PËR LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË FËMIJËVE DHE MBROJTJEN E FËMIJËVE, VIKTIMA TË TRAFIKIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e strategjisë kombëtare të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, 2008-2010, si dhe të dokumentit plotësues “Strategjia kombëtare për luftën kundër trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve, viktima të trafikimit”, si komponentë të strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, 2007-2013, sipas teksteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Komiteti Shtetëror për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për monitorimin dhe zbatimin e kësaj strategjie.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA